Positive Gold filloi punën me 1 Mars të vitit 2010.
Së pari u lansua në etër Radio Positive Gold FM, në 101.7 FM, me një format ende të ri në Kosovë, 24 orë muzikë kualitative – e cila mbulon një periudhë të artë të muzikës botërore, duke u fokusuar kryesisht në vitet 80-të .
Në fillim të këtij viti, nëpërmjet ueb-faqes positivegoldfm.com, u lansua projekti ynë i ri, një ueb-faqe me 16 formate (zhanre) të specializuara të muzikës – 24 orë në ditë!!!
Së pari lansuam Positive Radio Thesari me muzikë të zgjedhur qytetare dhe popullore shqiptare të periudhës deri në vitin 1990, pastaj Positive Picimuli , një radio ekluzive me hite të zgjedhura për femijë si dhe Positive HITS, i cili sjell non stop hitet më të reja dhe më aktuale botërore.
Më 10 Korrik, do të lansohen edhe Positive LOVE – 24 orë baladat më të mira të të gjitha kohërave, si dhe Positive J&B apo SMOOTH JAZZ, Jazz radion e parë Made In Kosova .
Gjatë javëve dhe muajve në vazhdim, do të kompletohet projekti ynë me 16 radio formate për të gjitha shijet.