Eagle Radio është pronë e markës së telefonise celulare Eagle Mobile.
Eagle Mobile, kjo markë e telefonisë celulare është pjesë e kompanisë ALBtelecom, operatorit më të madh të telekomunikacionit në Shqipëri. Ajo ofron shërbime të telefonisë së lëvizshme dhe të internetit me bandë të gjerë 3G në Shqipëri. Procesi i shkrirjes së kompanisë celulare brenda kompanisë ALBtelecom nisi në mars të vitit 2011 dhe u finalizua më 1 shkurt 2013. Më parë, dy kompanitë funksiononin si dy kompani të ndryshme.
Tashmë, konsumatorët e kanë më të lehtë që të marrin të gjitha shërbimet, produktet e telefonisë dhe të internetit nga një pikë e vetme shitjeje, në përputhje me nevojat e tyre. Kjo është një praktikë e gjerë e vendeve të zhvilluara, që ka zhdukur dallimet ndërmjet telefonisë fikse dhe asaj të lëvizshme.
Eagle mbulon me sinjal të telefonisë së lëvizshme dhe internet 98.5% të popullsisë së vendit dhe 92.5% të territorit të vendit. Eagle Mobile tashmë shënon 1,472,000 abonentë. Shërbimi i plotë Roaming ofrohet në mbi 220 vende, me 420 operatorë. Rrjeti i dyqaneve Eagle tashmë është i integruar me ato të ALBtelecom dhe kap shifrën prej 150 pikash shitjeje.
Tani kompania përdor teknologjinë më të fundit 3G, me internetin më të shpejtë në Shqipëri, që përdor sistemin Dual-Carrier HSDPA+, i cili nga testimet e bëra ka arritur shpejtësi deri në 40Mbps, një shpejtësi unike për teknologjinë 3G në Shqipëri.