Dukagjini HIT Radio



Radio Dukagjini ishte radio lokale, asokohe hodhëm një hap më shumë përpara dhe u transformuam në kombëtare. Dhe jo vetëm kaq. Sot Radio Dukagjini dëgjohet në mbarë botën, falë zhvillimit të hovshëm të teknologjisë. Dhe jo vetëm teknologjisë! Falë edhe punës së dhjetra të punësuarve në Radio Dukagjini.
Me idenë: “Gjithmonë në kërkim të të rejave në shërbim tuajin, planifikuam dhe realizuam, me entuziazmin e pashoq të ekipit, edhe një dritare të re mediale. Portali dukagjini.com. Interneti ka dërguar gazetarinë në një shkallë të re, shumë të zgjeruar në përmbajtje, çasje dhe shpejtësi. I tillë do jetë edhe dukagjini.com. Me dobësitë dhe problemet që kanë sot mediat e ‘vjetra’ kudo në botë, dalëngadalë po mbërrijmë te një linjë e re informimi. Interneti, mediat sociale, portalet e ndryshme, po sjellin një fuqi të re informimi!
Dukagjini.com synim kryesorë do të ketë: Lidhjen e shpejtë mes dërguesve dhe pranuesve të lajmeve dhe mundësitë e hapura të shfrytëzimit të tyre, depërtimin dhe praninë e tyre të pakufizuar në vend dhe kohë. Informacionet nuk do të jenë të thata, lexuesit do të zshoqërohen 24h me dy radio: “Radio Dukagjini” dhe “Dukagjini Hit Radio”. Premtojmë edhe për më shumë!