Boom Boom Radio, mori jetë në gusht të vitit 2002, në valën 101.2 FM dhe
më një shtrirje të dëgjueshmërisë Tiranë – Durrës.
Boom Boom Radio – Prova teknike …Ky do të ishte spoti i parë i
transmetuar, për të vijuar më pas me një programacion më të plotë falë një
stafi të energjik, të apasionuar pas punës që bënin dhe që ishin koshientë
se muzika që do të transmetonin, fillimisht do ti drejtohej një publiku të
zgjedhur.
Duke pasur parasysh target grupin të cilit i drejtoheshim, drejtuesit e Boom
Boom Radios, vendosën të investonin pavarësisht veshtirësive që kishte
një media e profilizuar. Afruan një audiencë, e cila gjatë 24 orëve mundej
të dëgjonte jo vetëm muzikën jazz dhe rrymat e saj, por edhe blues, soul,
muzikë italiane, franceze etj.
Me kalimin e viteve, programacioni i Boom Boom Radios, u zgjerua, u bë
më profesional falë edhe teknologjisë gjithmonë e në zhvillim.
Programet kanë pasur gjithmonë karakter kulturor dhe artistik, pa dashur
qëllimisht të përfshinin politikën në të. Boom-i, ka qenë promotor por edhe
bashkëpunëtor në disa festivale të muzikës jazz si Shkodra Jazz Fest, Tirana
Jazz Fest, Balkan Jazz Fest, koncertet e muzikantëve Sokol Sejdo, Brikel
Guga, etj. Gjithashtu ka pasur në studiot e saja, miq të ftuar muzikantë
vendas dhe ndërkombëtarë të muzikës jazz që nga Gent Rrushi, Elina
Duni, Collin Vallon, Antonio Onorato, Hells Cobra Band etj, të cilët i kemi
ndjerë dhe janë ndjerë si pjesë e familjes Boom Boom Radio, falë edhe
bashkëpunimeve të ndërsjella që kemi pasur.
Unike për nga stili, Boom Boom Radio është e vetmja radio jazz dhe blues
në vend.